Flash News

KRYESORE

Kontestimi i votave në KQZ, PDIU shkon me -5 vota

Kontestimi i votave në KQZ, PDIU shkon me -5 vota

Në total nga numërimi i 44 qendrave të para që u hapën, PDIU nuk ka arritur te fitojë asnjë votë, ku pretendohej se i ishin mohuara me 25 qershor.

Prej orës 10:30 të paradites së sotme në KQZ po vijon rinumërimi i fletëve të votimit për 64 kuti të qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 45 kuti dhe PDIU ka pesë  vota më pak nga ato të 25 qershorit.

Hapja e kutive u vendos pas ankimit të PS dhe PDIU. Rezultati  i sotëm do të  ndajë nëse mandati do t’i shkojë PDIU së Shpëtim Idrizit, i cili me 37 vota mund të kalojë pragun për tu bërë deputet i Parlamentit të ri.

Po ashtu procesi do të realizohet edhe për ankesën e paraqitur nga PD për dy QV në Berat

 

Të fundit