Kontrabanda e armëve në Shqipëri, Lleshaj: S’e ndalojmë dot, kufiri është i gjelbër e jo me tela

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka replikuar deputetit e opozitës parlamentare Myslym Murrizi për kontrabatën e armëve në Shqipëri.

Nga Kuvendi, Lleshaj deklaroi se Shqipëria është një shtet që nuk ka kufizim në prodhimin e armëve. Sipas ministrit mund të hyjnë ilegalisht përmes kufirit, ndaj duhen forcuar sanksionet penale.

“Shqipëria është një shtet që nuk ka kufizim në prodhimin e armëve, ka prodhuar, mund dhe duhet të prodhojë nesër. Sot prodhon fishekzjarrë në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme ose edhe të ligjshme, por janë keqpërdorur. Sa i përket bllokimit të kufirit, nuk mendojmë të bllokojmë kufirin, se nuk është më me tela me gjemba, por i gjelbër. Siç futen kontrabandë cigaret, mund të futen edhe armë. Përmes kufijve të gjelbër mund të futen, prandaj duhen forcuar ligji penal ndaj armëve.

Ka vende që ka dënim me vdekje, por toleron mbajtjen e armëve, si Amerika. Ne kemi hequr dënimin me vdekje, duhet të heqim mundësin edhe diskut që të vrasë. Ju ftoj të reflektoni, sa më pak armë të ketë Shqipëria”, tha Lleshaj nga foltorja.