Flash News

KRYESORE

Kontrata e re, Pep Guardiola trajneri më i paguar në botë

Kontrata e re, Pep Guardiola trajneri më i paguar në botë

Pep Guardiola do të bëhet trajneri më i paguar në botë.

Drejtuesit e klubit anglez po përgatisin një kontratë shumëvjeçare për katalanasin. Guardiola ka me Manchester City një kontratë deri në vitin 2019 ndërkohë që me kontratën e re paga e 46-vjeçarit do të shkojë nga 16 milionë në 22 milionë paundë në sezon.

Nën drejtimin e Guardiolës, Manchester City është duke bërë një kampionat si kurrë më parë. Deri më tani City është një ndër ekipet e cila këtë sezon nuk e ka provuar shijen e humbjes. City cilësophet si një nga pretendentët kryesor për fitimin e Champions League ndërkohë që në kampionatin anglez është shkëputur 11 pikë nga vendi i dytë.

Të fundit