Flash News

KRYESORE

Kontratat e lobimit, Arben Ristani dëshmon në Prokurori: Është urdhër i Taulant Ballës

Kontratat e lobimit, Arben Ristani dëshmon në Prokurori:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është thërritur sot në Prokurori për të dëshmuar për kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi është marrë në pyetje, Ristani ka deklaruar për mediat se shkoi në Prokurori pas “urdhrit të Taulant Ballës”. Sipas tij, Prokuroria ka marrë indicie për këtë çështje nga lajmet e publikuara në media, gjithesi, zyrtari demokrat theksoi se PD i ka kryer pagesat për lobimin të gjitha nëpërmjet bankave.

Ristani theksoi se në këtë çështje nuk ka asgjë për të fshehur sepse kontratat kanë qenë në përputhje me ligjin.

Shkrimi i Politiko.al, reagon ‘Mother Jones’: Kemi marrë para nga George Soros, por jo aq sa pretendohet

Të fundit