Flash News

KRYESORE

“Kontratë abuzive për check-up”, Spahia: Shfrytëzohen mjekët dhe infermierët, mbushen xhepat e Vilma Nushit dhe Edi Ramës

“Kontratë abuzive për check-up”, Spahia: Shfrytëzohen

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka dalë kundër koncesionit të ‘check up'. Spahia në emër të PD-së kërkon që Ministria e Shëndetësisë të heqë dorë nga kontrata abuzive ku përdoren mjekët dhe infermierët pa i paguar për shërbimin që bëjnë dhe mbushen xhepat e Vilma Nushit dhe kryeministrit Edi Rama.

“Në kontratë nuk thuhet që mjeku do të paguhet për check up.  Milionat do të shkojnë për Vilma Nushin dhe për Edi Ramën. Deri tani, ndonëse me manipulimin e shifrave, vetëm 27% e shqiptarëve e kanë kryer këtë shërbim. Me detyrimin e mjekëve për të bërë ‘check up’ deri në moshën 75 vjeçare, rritet shanci për manipulime”, u shpreh Spahia teksa shton se PD do e çojë deri në fund denoncimin e bërë.

Të fundit