Flash News

KRYESORE

Kontratë deri në 2021, roli ri në fushë i Frederik Veselit

Kontratë deri në 2021, roli ri në fushë i Frederik Veselit

Frederik Veseli është në pritje të mundësisë për të treguar aftësitë e tij në Kombëtaren shqiptare, mirëpo tek Empoli është një nga elementët e rëndësishëm në projektin e klubit për këtë sezon dhe në vijimësinë.

Për këtë, drejtuesit e klubit kanë bërë gati rinovimin e kontratës  deri ne 2021. Mbrojtësi shqiptarë prej disa ditësh është duke u provuar nga trajneri Vivarini në krahun e majtë të mbrojtjes dhe nuk do të jetë çudi që 24-vjeçari të përshtatet si mbrojtës i majtë në këtë sezon.

“ Po kemi rënë dakord dhe nunë jam i lumtur që drejtuesit kanë besim tek unë. Tashmë duhet t’ua shpërblej në fushë. Jam i gatshëm që të luaj në çdo rol në mbrojtje. Urojmë që të bëjmë mirë këtë sezon dhe të arrijmë objektivat që kemi vendosur”, ka deklaruar mbrojtësi i kombëtares në mediat italiane.  

Të fundit