Flash News

KRYESORE

Kontroll blitz me Forca Speciale në banesat e tre gjyqtarëve që “zbutën” dënimin e  Dritan Dajtit

Një kontroll blitz nga policia dhe Forcat Speciale është zhvilluar orët e fundit në pesë banesat e tre gjyqtarëve, të cilët akuzohen se dhanë vendim në favor të Dritan Dajtit.

Operacioni është zhvilluar në pesë banesat e tyre, të shpërndara në tre qytete të ndryshme të vendit, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata se gjyqtarët abuzuan me detyrën, duke shpëtuar Dajtin nga “burgimi i përjetshëm”, e duke i pranuar gjykimin e shkurtuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë.

Gjyqtari nga Shkodra, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha janë shprehur pjesërisht kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dajtit. Ndërsa, tre kolegët e tjerë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini kanë firmosur dokumentin për dënimin me burg vetëm me 25 vite të Dajtit.

Të fundit