Flash News

KRYESORE

Kontrolle gjatë natës në Tiranë, tre të arrestuar, dy ishin persona në kërkim

Kontrolle gjatë natës në Tiranë, tre të arrestuar, dy

Policia njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë natës dhe ditës së sotme verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore të Kryeqytetit në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

- A.D, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap shtetasi në kërkim:

- B.Z, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4 , 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Si dhe u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, shtetasi:

- K.M 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

 

 

Të fundit