Flash News

KRYESORE

Kontrolle në qeli, të burgosurve u gjenden kanabis dhe iPhone

Kontrolle në qeli, të burgosurve u gjenden kanabis dhe iPhone

Ministria e Drejtësisë njofton se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka kryer disa kontrolle në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend.

Në njoftim thuhet se bazuar në informacionet e mbledhura në rrugë operative SHKBB ka organizuar një kontroll në IEVP Peqin në dhomën e të dënuarit A.D. Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa.

Një tjetër kontroll është kryer në IEVP Vaqar, pas informacioneve se të paraburgosurit D.R. dhe S.K. mbanin një telefon celular. Nga kontrolli i dhomës së tyre u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një aparat celular model iPhone.

I paraburgosuri S.K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari.

 

Të fundit