Kontrolle në të gjitha burgjet/ Sekuestrohen celularë, mjete prerëse dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë zhvilluar kontrolle dhe inspektime blic në të gjithë burgjet e vendit dhe si rezultat janë sekuestruar telefona celularë, mjete prerëse të improvizara nga të burgosurit dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto kontrolle është arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:

  • 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;
  • 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;
  • 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

  • Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë
  • Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentash.
  • Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:

  • 1 punonjës policie për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t’i ruajë ato”.
  • 1 punonjës policie për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave”.
  • 11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.
  • 1 familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokurorisë 3 raste për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.