Flash News

KRYESORE

Kontrollet e policisë në fundjavë, 16 të arrestuar, 645 gjoba

Kontrollet e policisë në fundjavë, 16 të arrestuar, 645

Policia njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara në fundjavë janë arrestuar në kushtet e flagrancës 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët, 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 shtetas për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 68 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, për pije alkoolike, për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë dhe për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar

12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Të fundit