Flash News

KRYESORE

Kontrollet me Drager, 14 të arrestuar në Tiranë, 37 patenta të pezulluara

Kontrollet me Drager, 14 të arrestuar në Tiranë, 37 patenta

Policia njofton se si pasojë e kontrolleve të ushtruara me Drager në rrugët e Tiranës,  gjatë dy netëve të fundjavës, janë arrestuar 14 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin ne gjendje të dehur, që varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.14 mg/l.

Po kështu, janë pezulluar 37 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

“Në të gjitha akset rrugore të qytetit të Tiranës.

Policia Rrugore e Tiranës, me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Në këto momente 47 vjecari A, A, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l

Gjatë dy netëve të fundjavës, janë arrestuar 14 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin ne gjendje të dehur, që varionte nga 0.56 mg/l deri në 1.14 mg/l

37 Leje Drejtimi te pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Alkooli vret. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorni mjetet e transportit publik”, shkruhet në faqen e policisë së shtetit në rrjetin social Facebook.

Të fundit