Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Kontrollet në Velipojë, arrestohen 3 punonjës të administratës
Tre punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura janë vënë sot në pranga nga policia e Shkodrës nën akuzën “shpërdorim detyre”, si dhe janë proceduar penalisht edhe 7 shtetas për “pushtim toke”.
Si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, ku u konstatuan një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betony, u arrestuan shtetasit e mëposhtëm:
- Z., 57 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.
- T., 56 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura.
- K., 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyre rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.
Ndërkohë shtetasit e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “pushtimit toke” janë: Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;
Sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.