Flash News

KRYESORE

Kontrollet nëpër farmaci, merren 56 masa për shkelje administrative

Kontrollet nëpër farmaci, merren 56 masa për shkelje

Task Forca e ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka intensifikuar kontrollet në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Prej një muaji janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin.

Kontrollet janë fokusuar kryesisht tek plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut.

Task Forca ka konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave.

Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin.

Të fundit