Flash News

KRYESORE

Kontrolli i beftë nxjerr zbuluar vlonjatin, i sekuestrohen 3.5 kg drogë në banesë

Kontrolli i beftë nxjerr zbuluar vlonjatin, i sekuestrohen 3.5 kg

Ditën e sotme policia e Vlorës ka arrestuar një 52 vjeçar me inicialet A.H, pasi në banesën e tij iu gjet një sasi droge. Gjatë kontrollit u konstatua edhe 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva,

Policia njofton se ne vijim të kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Selenicë, në banesën e shtetasit A.H. policia ka konstatuar të mbjella 48 bimë narkotike të cilat i u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. H, 52 vjeç, banues në Selenicë, si posedues i bimëve dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Prodhimi e shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.

 

Të fundit