Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ardian Vehbiu
Një skenar me të cilin tashmë jemi familiarizuar të gjithë: kryeministri ose një ministër ose tjetër funksionar i lartë ose politikan i ftuar në studio për një intervistë, debat, ose intervistë dhe debat, dhe dikush tjetër, ndoshta intervistuesi ndoshta një nga të ftuarit ose bashkëdebatuesit përmend një shifër ose një fakt çfarëdo, për shembull që kaq para janë investuar, ose kaq shqiptarë janë larguar nga vendi, ose kaq i ndotur është ajri në Tiranë ose deti në Vlorë ose këto barna mungojnë në spital ose kaq fëmijë nuk janë në gjendje të lexojnë ose vuajnë nga astma dhe të tjera si këto; dhe i ftuari “i parë” në studio, ta zëmë kryeministri ose një ministër ose tjetër funksionar i lartë ose politikan, thotë se jo, kjo nuk është e vërtetë, kjo nuk qëndron, e kështu me radhë; gjë që shpesh nuk mund të debatohet më tutje, sepse është Aja kundër Bsë, Bja kundër Csë e kështu me radhë deri në fund të alfabetit; ose pushteti i parë ose i dytë ose i tretë kundër të katërtit, ose vetë tre të parët në përballje mes tyre.
Dhe pastaj të nesërmen mediat futen në garë mes tyre se cila ta përcjellë më parë dhe më saktë e besnikërisht këtë përplasje, të zbardhur deri në hollësitë më të paimagjinueshme, si të ishte transkript i ndonjë bisede epokale ose përgjim i ndonjë komploti në shkallë kozmike, madje shpesh tekstin e këtyre shkëmbimeve e shoqërojnë edhe me një video të momenteve kulmore të dramës, po ç’them, të përplasjes së radhës në Olimp, ku njëra palë i thotë tjetrës “pusho!” ose “më ler të flas!” ose “unë të lashë të flisje!” ose “të kanë gënjyer”, pa folur pastaj për akuzat me nëna, baballarë, prostituta, filmime, tutorë, regjistrime, përgjime, raporte, dëshmi e ku di unë çfarë; ku qëllimi është dhe mbetet që transkripti multimedial i përplasjes së një nate më parë të riprodhohet aq mirë, sa askush nga ne të mos mbetet pa u rrëqethur nga çfarë ka ndodhur natën në studio; dhe të gjitha këto të shoqëruara nga tituj ku personazhet e këtyre shkëmbimeve përmenden me emër e me mbiemër e ndonjëherë edhe me nofkat përkatëse, dhe publiku udhëzohet t’u kushtojë vëmendje jo temave për të cilat është debatuar ose ku palët nuk janë pajtuar mes tyre përkundrazi, por personazheve vetë, si të ishin heronj të epike të përcjellë me lahutë dhe të aftë të përftojnë narrativa vetvetiu, thjesht duke u shfaqur në ekran dhe duke ngritur vetullat, në shenjë miratimi, ironie, hilariteti, miradije, zemërate, mallëngjimi, neverie, përgjërimi, përdëllimi, ngazëllimi, revoltimi, ngashërimi dhe të tjera emocione me libër sinonimesh, herë të holla herë më pak të holla, por gjithsesi të zonjat që të lënë vrragë të paktën deri mbrëmjen vijuese, ku e gjithë kjo do të rrëfehet sërish nga një lahutar i ri, ose të paktën nga lahutari i vjetër, por me tel të ndërruar të lahutës.
Çfarë mungon në këtë mes, është pikërisht funksioni elementar i medias në një kulturë që e ndien nevojën për media – dhe pikërisht kontrolli i fakteve, ose krahasimi i pohimeve që janë bërë një natë më parë dhe rreth të cilave titanët janë kacafytur mes tyre, me të dhënat përkatëse ose fundja edhe me pohime të ngjashme të mëparshme; diçka që përndryshe e quajnë fact checking; dhe kjo megjithëse fact checking do t’i shërbente drejtpërdrejt misionit dhe besueshmërisë së mediave, duke ndihmuar që publiku të marrë vesh se cila palë e ka pasur drejt dhe cila palë e ka pasur gabim; ose cila palë ka gënjyer dhe cila palë ka thënë të vërtetën; ose cila palë e ka kujtesën të mirë dhe cila palë po përjeton fillimet e Alzheimerit dhe kështu edhe publiku vetë do të mësonte ndonjë gjë që nuk e dinte më parë dhe nuk do të kapej më gafil, mes dy versioneve të papajtueshme të realitetit.
Është fakt, besoj që nuk ka nevojë të verifikohet, që të paktën disa prej gazetarëve të sotëm e kanë aq përgatitje profesionale dhe përvojë sa ta dinë se debatet e një niveli të caktuar, pa një fact checking pasues, nuk janë më debate, por komedi të nivelit të ulët, në të cilat drejtuesve të emisioneve dhe publikut vetë nuk u intereson marrëdhënia e të ftuarve me realitetin dhe të vërtetën, por vetëm përplasja për hir të përplasjes, ose shpresa e dëshpëruar se mos, në përplasje e sipër, ndonjë prej tyre do të nxjerrë ndonjë ditë patllaken, qoftë edhe vetëm alegorike, për të bërë kërdinë live.
Prandaj edhe nuk i bëj dot me faj të gjithë ata që dyshojnë se këto tensione që, herë si flakë kashte e herë si napalm, i bëjnë shkrumb e hi përpjekjet për konsensus dhe gjuhë të përbashkët; ata që dyshojnë pra se këto përplasje dhe akuza e kundërakuza për mosnjohje, shtrembërime, gënjeshtra, shpifje dhe tani së fundi edhe “lajme të rreme” nuk janë në shërbim të gazetarisë, as të politikës dhe as të publikut, por vetëm sa mbajnë gjallë efektin dhe rolin socialkulturor argëtues të skenës së debatit. Dhe nuk po shkoj deri aty sa të sugjeroj specializimin e mediave ose të institucioneve ose OJQve të caktuara në fact checking, por po mjaftohem vetëm me kërkesën (propozimin, lutjen) që mediat e të nesërmes të mos mjaftohen me lajmet për çfarë ndodh në televizion, por veç ta përdorin televizionin – ose furrikun ku pllenohen dhe riprodhohen pushtetarët – si platformë të tyren për t’u shtyrë më tej dhe për t’i vënë të gjithë këta përpara fakteve; qoftë edhe vetëm duke ua kujtuar, sa herë që të jetë nevoja, lidhjen midis premtimeve dhe rezultateve, së shkuarës dhe të tashmes; veçanërisht në rrethanat kur kjo e tashme me të shpejtë po gatitet të përfundojë edhe ajo në të shkuarën.
Aq më tepër që, të gjithë ata që sjellin fakte, shifra dhe të dhëna të tjera në debate të tilla edhe i kanë marrë ato nga burime të caktuara; dhe një fact checking profesional do të ndihmonte edhe në përzgjedhjen e këtyre burimeve, sipas raportit që këto munden ose duan të vendosin me realitetin dhe të vërtetën.
*Titulli i autorit 'Fact checking'. Botohet me leje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38