Flash News

KRYESORE

Kontrolli i Kinës ndaj internetit, mbyll 13,000 website

Kontrolli i Kinës ndaj internetit, mbyll 13,000 website

Kina ka mbyllur më shumë se 13,000 website që nga fillimi i vitit 2015 për thyerjen e ligjit apo rregullave të tjera deklaroi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Qeveria ka rritur kontrollet në internet duke e shpjeguar këtë nismë një mënyrë për të rritur sigurinë kombëtare, stabilitetin shoqëror dhe parandalimin e përhapjes së materialeve pornografike dhe përmbajtës së dhunshme.

Kjo nisme e presidentit XI Jinping ka ngjallur shumë debate duke sjell formimin e dy grupeve pro dhe kundër, personat kundër i kanë cilësuar këto masa si një mënyrë për të censuruar median.

Ndërsa grupi pro është më shumë në numër, konkretisht 63.5% e shoqërisë. Sipas anketimit të bërë ata e kanë cilësuar këtë kontroll të rreptë të portaleve si të nevojshme për të eliminuar materialet e dëmshme.

Kina është i vetmi shtet në botë që ka ndaluar aksesin e mediave të mëdha si Google dhe Facebook.

Të fundit