Flash News

KRYESORE

Konventa e LSI-së, Vasili: Rrëzimi i Ramës, çështje javësh

Konventa e LSI-së, Vasili: Rrëzimi i Ramës, çështje

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Konventën Kombëtare. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se largimi i qeverisë nga pushteti është çështje javësh.

“Dëmi që po i bën çdo minut i vendit është i vështirë për tu riparuar. Ndaj të gjithë bashkë duhet ta shpëtojmë sot Shqipërinë. Sa më shumë minita që Rama rri në pushtet aq më e vështirë do të jetë për ta sjellë Shqipërinë në ato parametra që duam. Rrëzimi i tij është cështje javësh”, tha Vasili. Më tej, ai shtoi se “ky kryeministër që ne kemi nuk ndahet dot nga krimi, sepse është organizatori, frymëzuesi, pagatori dhe koordinuesi i krimit dhe kriminelëve”.

Ndërkohë nënkreytari, Luan Rama, duke ju referuar aktualitetit politik, theksoi se “LSI do i bëhet barrierë, trafikantëve, timonierëve, tepsixhijve, kusigjinjve dhe të gjithëve atyre që u ka humbur timoni e patentat e krimit”.

Të fundit