Flash News

KRYESORE

Koordinatorja e PD-së për kritikët e Bashës: Stërkëmbshat nuk tregojnë dashurinë për partinë, por luftën për pushtet nesër!

Koordinatorja e PD-së për kritikët e Bashës:

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, koordinatorja e PD-së Silvi Bardhi i’u është kundërpërgjigjur kritikëve të Bashës. Sipas saj PD nuk ka nevojë për këshilltarë part-time, por për njerëz që besojnë se partia është familja të cilës duhet ti qëndrosh besnike.

Statusi i plotë:

Partia Demokratike nuk janë disa emra, por figurat, që ose të rikthejnë besimin, ose të fundosin!

Shqiptarët janë të lodhur nga krekosja, luksi dhe arroganca.

Demokratët duhen lënë të lirë në shpresën e tyre e cila është zgjuar, pikërisht nga Çadra e Lirisë, nga kryetari i zgjedhur i tyre.

Shqiptarët e kuptojnë mirë shfaqjen dhe zgjedhjen e bëjnë fortë lehtë!

Stërkëmbshat nuk tregojnë dashurinë e shtirur për partinë, por luftën për pushtet nesër!

Partia Demokratike nuk ka nevojë për këshilltarë part-time, por për njerëz të thjeshtë të cilët e besojnë thellë, se partia nuk është qypi me flori, por familja jote, të cilës zgjedh t'i qëndrosh besnik dhe i përkushtuar!

Të fundit