‘Koordinimi me SHBA është jetik’, Cakaj flet pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe përcjell mesazhet e Grenell

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zbuluar se çfarë bisedoi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me të dërguarin Special të Presidentit Trump për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Richard Grenell.

Në një deklaratë për mediat Cakaj tha edhe njëherë se nuk ka marrëveshje sekrete, ndërsa nënvizoi se koordinimi me SHBA është jetik, duke theksuar edhe mesazht e Grenell.

“Kemi biseduar për ngritjen e akademisë së transparencës, për koordinimin e kryesisë së OSBE-së, por edhe për të siguruar një ulëse jo të përhershme në këshillin e sigurimit në 2022-23. Nuk ka marrëveshje sekrete, nuk ka ndarje të Kosovës dhe nxitim për një marrëveshje të shpejtë për Kosovën. Koordinimi me SHBA është jetik. Nuk dua të bëj politikë të brendshme në Kosovë, por janë mesazhet e mia nga SHBA, por edhe qëndrimet e përfaqësuesit special të Trump”, tha Cakaj.