Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kopështi skandaloz në Fier, drejtoresha e Departamentit të Kafshëve të Egra tregon ku do i dërgojnë
U desh që situata e rëndë e kafshëve në kafazin e Fierit të pasqyrohej në “Daily Mail” që të ngjallte reagimin e institucioneve përkatëse.
E ftuar në ‘Fax News’, Ioana Dungler, drejtoreshë e Departamentit të Kafshëve të Egra “4 Paws”, tha se është e vështirë të kujdesesh për kafshët e egra, dhe shumë pak kafshë jetojnë në kushtet e duhura. Referuar rastit tronditës të Fierit, Dungler tha se këto kafshë do të shpëtohen me mbështetjen e autoriteteve.
“Ato do të shpëtohen me mbështetjen e plotë të autoriteteve. Neve nuk jemi institucion që i shpëtojmë praktikisht, ne jemi OJF, organizatë që mbron kafshët dhe ne vëmë në dijeni autoritetet, por nuk kemi kompetencat për t’i shpëtuar”, tha drejtoresha.
Ioana Dungler u shpreh se subjekti që kishte në posedim këto kafshë në Fier ishte I palicensuar.
“Ata nuk kanë leje për këtë, posaçërisht leje për kafshët e egra, shpresoj që nuk do të shfaqet licenca si me magji. Nuk ka asnjë shans që këto dokumente të plotësohen për 7-8 ditë. Prandaj autoritetet kanë të drejtë për ta konfiskuar këtë biznes dhe këto kafshë t’jua japë organizatave”, u shpreh ajo.
E pyetur nga gazetarja se ku do të dërgohen këto kafshë, ajo deklaroi se organizata ka një plan shumë të mirë, por fillimisht do të dërgohen në kopshtin zoologjik të Tiranës për ta marrë veten pasi janë në gjendje shumë të keqe fizike për të udhëtuar jashtë.
“Po ne kemi bërë një plan shumë të mirë, afatshkurtër dhe afatgjatë, ne duam të marrim kafshët e egra si luanët, dhe t’i çojmë në zona të mbrojtura. Duhen shumë dokumente, shume shkresa, kështu që kemi bashkëpunim me kopshin zoologjik të Tiranës ku do të mbahen për një kohë të shkurtër dhe do të na ndihmojnë në plotësimin e dokumenteve, por siç e patë kafshët kanë nevojë të ushqehen, nuk janë në gjendje të përballojnë një udhëtim të gjatë 2-javor pasi janë shumë të lodhura. Ideja është që të vendosen në kopshin zoologjik sa të vijnë në formën e duhur fizike, dhe pastaj kemi një qendër shpëtimi për të gjitha kafshët, dhe do t’i sistemojmë diku, e kemi një plan”, tha ajo.
Në lidhje me kopshtin zoologjik të Tiranës, ku nuk kanë munguar shpesh kritikat për gjendjen e tij, Dungler u shpreh se po bëhen përmirësime në këtë kopësht pasi dihet që “nuk është më i miri”.
“Edhe kjo ishte një dilemë sepse e dimë që kopshti zoologjik i Tiranës nuk është më i miri por po ecën drejt përmirësimit të kushteve për mirëqënien e kafshëve”, tha ajo ndër të tjera.