Flash News

KRYESORE

"Kopje e keqe" e Ramës, Lali Eri publikon këngën 55 sekondëshe për 'Tironën'

"Kopje e keqe" e Ramës, Lali Eri publikon këngën 55

18 vite më parë, në prag të fushatës elektorale të vitit 2002, Edi Rama bëri bashkëpunimin e famshëm me grupin "West Side Family" me këngën 'Tirona'.  Kjo ishte një këngë kritikuese për situatën në të cilën ndodhej Tirana dhe se si do të ndryshonte nën drejtimin e Edi Ramës nëse do të fitonte zgjedhjet.

Asokohe, është dëgjuar shumë dhe pëlqyer edhe pse Rama nuk u dallua për ndonjë element të veçantë repi.

Ndërsa sot, kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një këngë të shkurtër ta zhanrit rep që tregon për Tiranën si është dhe sa ka ndryshuar e çfarë është arritur nën drejtimin e tij. Cilësia e videos dhe teknika është ku e ku më lart se ajo e Ramës së 2002-shit, por kjo mirëkuptohet sepse teknologjia vitet e fundit ka marrë një hov të madh.

Teksa për tekstin e "Tironës" së 2002-shit, është kujdesur i ndjeri Dr. Flori, i cili ishte i pakrahasueshëm në këtë drejtim, për 'Tironën' e Lali Erit është kujdesur Big Basta. Edhe pse nga Zelanda e Re, Big Basta nuk është shkëputur nga bashkëpunimet në Shqipëri.

"Aty ku ngjitur janë xhamija edhe kisha ku ndahen dhe pajtohen Nano dhe Berisha", është vargu i famshëm i bashkëpunimit të Ramës me ËSF.

Ndërsa Veliaj është munduar ta bëjë më gjithëpërfshirëse çështjen e feve, mos t`i ngelë hatri ndonjërit që i përket një religjioni tjetër dhe s`ka preferuar të përfshijë politikën:

"Tirana është myslimane, kristiane, bektashiane, judaiste, ateiste, super altruiste."

Lali Eri ka vendosur ta lërë të shkurtër këtë këngë, e ndërsa s`ka preferuar as t`i vendosë një titull. Ndryshe nga Rama, Veliaj nuk ka preferuar të provojë vetën në këndim apo repim, kështu që ia ka lënë në dorë të gjithën Big Bastas. Kjo mund të konsiderohet një kopje e keqe e Ramës pasi "Tirona" kishte më shumë shije dhe ishte tamma "shëndetlije" sa i përket vijës melodike dhe rimës.

Megjithatë, në po ju lëmë ta vendosni ju se kë pëlqeni më shumë, në sondazhin e mëposhtëm:

Të fundit