Flash News

KRYESORE

‘Kopjohet’ platforma e Ramës, "shqipëriaqëduam.al" edhe në Pakistan

Edhe pse një vend shumë larg Shqipërisë, platforma ‘shqipëriaqëduam.al’, një nismë e qeverisë së Edi Ramës duket se është parë e udhës të shihet si një formë e mirë për një bashkëqeverisje me qytetarët edhe në Pakistan.

Kjo platformë duket se është adoptuar edhe nga kryeministri Imran Khan, i cili ka njoftuar qytetarët e tij që të përdorin një platformë të re online për të depozituar ankesat e tyre, njësoj siç po vepron edhe kryeministri Rama.

“Qeveria do të përdorë portalin e ankesave nisur që më 28 tetor, për të marrë përgjigje të menjëhershme dhe zgjidhje efektive të çështjeve të tyre. 172000 ankesa janë të pranuara në 47 ditët e fundit nga të cilat 59000 janë zgjidhur dhe të tjerat janë në proces”, shkruan në njoftimin e tij kryeministri pakistanez.

Kujtojmë se Pakistani njihet si një vend me paqëndrueshmëri politike, korrupsioni, ndërsa lufta me ekstremizmin kanë penguar këtë shtet të ringrihet. Nga ana tjetër, rritja e këtij shteti është ndalur si pasojë e dështimit të tërheqjes së investimeve të huaja.

Të fundit