Flash News

KRYESORE

Kopshtet private apo shtetërore? Problemet dhe dilema e prindërve shqiptarë

Kopsht privat apo shtetëror ?!

Kjo është dilema që shoqëron çdo prind përpara se të vëndose së cilën nga këto dy alternativa duhet të zgjedhe. Hapat e parë për t`u` socializuar në shoqëri dhe formimin e parë fëmija e merr në kopësht. Kopshtet shtetërore janë më të leverdisshme për familjet shqiptare nga ana financiare por ato janë të mbipopulluara. Përveç kësaj në kopshtet publike fëmija “i siguron” vetë kushtet e tij/saj duke marrë nga shtëpia çarçafët për krevatin dhe të gjitha mjetet që edukatorja e porosit. Madje në fundjavë është po prap fëmija që i merr çarçafët për t`i larë në shtëpi.

Kopshtet private ofrojnë mundësi  të shumta dhe kushtet jane më të mira, por…

Ekziston gjithmonë një “por”.

Çmimet e kopshteve private janë të papërballueshme për shumë familje shqiptare!

“Deri para një viti vajza ime ka qenë në kopësht shtetëror dhe fatkeqësisht asaj ju desh të vëndoste syze. Megi filloi të mbyllej në vetvete dhe në kopësht po ndihej e larguar nga shokët dhe shoqet por edhe nga edukatoret. Ishte një moment kur imë bije kishte nevojë për mbështetje dhe përkrahje. Kulmi arriti kur njëra nga edukatoret e kishte thirrur qorre,”- tregon Samiranda, mamaja e Megit, e cila tan është në klasen e parë.  

Për një periudhë të shkurtër  bashkë me koleget e mia në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim” kemi monitoruar disa nga kopshtet e Tiranës me  qëllimin e informimit të qytetarëve dhe medias për të nxitur përgjegjshmërinë dhe transparencën e pushtetit vendor për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kopshtet e bashkisë Tiranë.

Gjatë këtij monitorimi, vërejtëm disa problematika ashtu siç pamë dhe disa përparësi. Është e vërtetë që kishte nga ato edukatore të cilat e duan shumë punën me fëmijët dhe përkushtoheshin pafund më ata fëmijë që shpesh herë kanë teka të çuditshme.  Ashtu siç kishte nga ata prindër që kishin frikë të tregonin problemet e kopshtit se mos ndoshta “edukatorja” do e nxirrte inatin tek fëmija.

Ajo që më ka bërë përshtypje, ishte një edukatore në “Bllok”,  e cila i hakërrehej koleges time e cila e pyeste për problematikat dhe nuk e linte të bëntë pyetjet. Ndërkohë që po e njejta kolege pyeste prinërit për kushtet e kopshtit, "Zonja Drejtoreshë", një vajzë e shkurtër por tepër e ‘athtë’ ishte si xhandar aty mbi kokë, çka i bëntë prindërit të flisnin për kushtet “e mrekullueshme” që ofronte kopshti.

Kjo është vetëm një copëz nga ajo që kam parë… ka ende…

D.Z

Të fundit