Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Kopshti "Ngjyrat" në Shkodër mirëpret 120 fëmijë, me ambiente të reja dhe ngrohje qendrore
Me nisjen e vitit të ri shkollor, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka qenë e pranishme në mjediset e reja të kopshtit “Ngjyrat” në qytetin e Shkodrës ku do të mirëpriten 120 fëmijë.
Godina iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë, në bazë të një projekti të Bashkisë së Shkodrës, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga Projekti FESRE i UNDP Albania.
Në fjalën e saj Ademi tha se përveç kopshtit, është thuajse gati edhe çerdhja e re, qendra shëndetësore dhe zyrat administrative të kësaj lagjeje të qytetit.
"Rikthimi në funksionim i aseteve të Bashkisë Shkodër, ka qenë një prioritet me synimin e ofrimit të hapësirave të reja publike në shërbim të qytetarëve"-theksoi Ademi.
Mjediset ofrojnë kushte optimale për fëmijët e moshave parashkollore, të ndarë në 4 grupe. Pas rikonstruksionit, është bërë mobilimi i mjediseve të brendshme, ndërsa për stinën më të ftohtë, në funksion do të jetë edhe ngrohja qendrore përmes kaldajës së instaluar.
Deri tani, janë rreth 20 asete të cilat Bashkia Shkodër i ka vënë në funksion me investimet e veta apo me mbështetjen e donatorëve, të cilët meritojnë falënderimet më të mëdha.