Flash News

KRYESORE

Korçë, 65-vjeçari hidhet nga pallati, vdes pak minuta më vonë në spital

Korçë, 65-vjeçari hidhet nga pallati, vdes pak minuta më

Një tjetër vetvrasje, me hedhje nga katet e larta të pallatit. Ngjarja zhvendoset në Korçë. Raportohet se sot paradite në lagjen lagjen nr. 15 në qytetin e Korçës, një qytetar, rreth 65-vjeç, i dha fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga shkallët e brendshme të një pallati.

Ndonëse nuk dihen ende shkaqet e këtij akti vetëflijimi, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar shtetasin P.N drejt spitalit të Korçës. Por pak minuta pasi ka mbërritur ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas njoftimit të policisë: “Më datë 25.09.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 15 në Korçë, rruga “10 korriku” dyshohet se është hedhur nga shkallët e brendshme të pallatit nr 4, shtetasi P.N, rreth 65 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca.

Shtetasi u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Disa ditë më parë në kryeqytet u shënuan dy raste njëri  pas tjetrit, në Fier po ashtu, ku femrat, kryesisht, i dhanë fund jetës duke u hedhur nga katet e sipërme të pallatit. Rastet e vetvrasjes janë shtuar shumë dhe shkaqet janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato të depresionit, kushteve të varfërisë, braktisjes nga të afërmit, sëmundjeve etj.

Të fundit