Flash News

KRYESORE

Korçë/ Bie zjarr në parkun ‘Rinia’

Korçë/ Bie zjarr në parkun ‘Rinia’

Policia ka njoftuar se ditën e sotme se në fund të parkut “Rinia” të qytetit të Korçës, ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e rendit, zjarrfikëset, si edhe shërbimet e emergjencave civile të cilat kanë konstatuar tre vatra të mëdha zjarri.

Si rezultat i angazhimit dhe ndërhyrjes në kohë të strukturave të mësipërme, u bë e mundur fikja e zjarrit dhe shmangia e dëmeve të mëtejshme që mund të shkaktonin  flakët.

Nga të dhënat paraprake, policia bën me dije se dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e Korçës, ka shoqëruar në Komisariat disa persona dhe po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit