Flash News

KRYESORE

Korçë/ Gjendet i pajetë i riu në banesë, dyshimet e para të policisë

Korçë/ Gjendet i pajetë i riu në banesë, dyshimet e

Gjendet i pajetë një person sot në banesën e tij në qytetin e Korçës. 33-vjeçari i identifikuar si Denis Qirko është gjendur sot në mëngjes i pajetë nga familjarët, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se i riu ishte diagnostikuar me probleme shëndetësore dhe ishte përdorues i pijeve alkoolike. Ndërkohë, mbrëmë vonë ai ka mbërritur në shtëpi në orët e vona i dehur. Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit, ku do të kryhet edhe autopsia, për të zbuluar shkakun e vdekjes.

 

Të fundit