Flash News

KRYESORE

Korçë/ Makina e policisë del nga rruga,1 efektiv vdes,3 plagosen

Korçë/ Makina e policisë del nga rruga,1 efektiv vdes,3

Vdes efektivi i policisë në Korçë, 3 të tjerë plagosen. 27­vjeçari Lorent Duli po drejtonte makinën tip "Mitsubishi" me targa Policia 0305, kur mjeti ka dalë nga rruga duke i marrë jetën. Aksidenti që i mori jetën specialistit të zonës dhe plagosi 3 punonjësit e tjerë të shërbimit të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit, ndodhi në afërsi të të fshatit Fitore. Efektivët e policisë në momentin kur ndodhi ngjarja kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Policia

 Më datë 31.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore mjeti tip "Mitsubishi" me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli, 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit. Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit