Flash News

KRYESORE

Korçë/ Makina përplas 12-vjeçarin

Korçë/ Makina përplas 12-vjeçarin

 Një fëmijë 12 – vjeçar është përplasur nga një automjet i tipit “Toyota” në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Drithas të Maliqit , ku 12 – vjeçari me iniciale S. M, këmbësor është përplasur nga makina. I mituri është transportuar për në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale G. B, është shoqëruar në ambientet e komisariatit për të dhënë sqarime mbi ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit