Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut arreston një student australian për spiunazh

Koreja e Veriut arreston një student australian për spiunazh

Koreja e Veriut ka arrestuar një student nga Australia pasi akuzohet për spiunazh. I riu është liruar më pas është liruar, ndërsa akuzohet se ka spiunuar për disa mediume.

Alek Sigley, 29 vjeç, u raportua si i humbur në fundin e muajit qershor, por u lirua të enjten, pasi zyrtarët suedez në Phenjan u takuan me përfaqësuesit e Qeverisë së Koresë së Veriut.

Ai kishte publikuar artikuj në faqen “NK News”. Kryeredaktori i saj hodhi poshtë pretendimet e Phenjanit se studenti australian ka spiunuar.

Ky medium tha se studenti në një shkrim të tij “kishte prezantuar qëndrimin e tij politik lidhur me jetën në Phenjan”.

Sigley ka jetuar në Phenjan teksa ka ndjekur studimet në Universitetin Kim Il-sung. Ai nuk ka komentuar se pse është arrestuar. Pasi është liruar nga autoritetet koreano-veriore, studenti australian është larguar për në Japoni, ku jeton gruaja e tij.

Por, agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, të shtunën raportoi se Sigley “në disa raste ka transferuar informacione, përfshirë fotografi dhe analiza që ai ka mbledhur gjatë udhëtimeve të tij në Phenjan”.

Qeveria e Koresë së Veriut ka “vendosur që ta deportojë australianin pasi ai pranoi se ka spiunuar.

Të fundit