Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut me flamur të përbashkët në Olimpiadën Dimërore

Pas negociatave intensive, dy koretë njoftuan sot se do të bëjnë një hyrje të përbashkët në Olimpiadën Dimërore të muajit të ardhshëm në Pyeongchang.

Pas një takimi në fshatin e armëpushimit të Panmunjom, i fundit në një varg bisedimesh të kohëve të fundit midis dy kombeve, agjencia e lajmeve Yonhap njoftoi se vendet do të dërgojnë gjithashtu një ekip të përbashkët të hokejit në akull në Lojrat në fjalë. Plani është ende subjekt i miratimit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Gjithashtu është mësuar se një delegacion i Koresë së Veriut do të vizitojë jugun javën e ardhshme për të parë objektet për Lojrat, të cilat fillojnë më 9 shkurt. Për më tepër, Koreja e Jugut do të dërgojë disa atletë të saj në Masikryong, një vendpushim skish në Veri.

Të fundit