Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut liron studentin amerikan

Koreja e Veriut liron studentin amerikan

Warmbier, 22-vjeçar, u dënua në muajin mars të vitit 2016 me 15 vjet punë të vështirë sepse kishte tentuar të vidhte një shenj të propagandës nga një hotel.

Koreja Veriore e ka liruar sot studentin e burgosur amerikan, Otto Warmbier, njofton Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson.

Tillerson ka thënë se Warmbier është rrugës për në SHBA, ku do të ribashkohet me familjen e vet.

Nuk është e qartë nëse lirimi i tij lidhet me mbërritjen e yllit amerikan të basketbollit në Korenë Veriore, Dennis Rodman.

Rodman është mk i liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, i cili e ka vizituar atë në vitet 2013 dhe 2014.

Ai ka thënë pas mbërritjes në Veri se ka shkuar atje si qytetar privat dhe se qëllimi i tij është që të shohë nëse mund të vazhdojë t’i dërgojë sportet në Korenë Veriore.

Ndërkohë, edhe tre qytetarë të tjerë amerikanë mbesin në paraburgim në Korenë Veriore

 

Të fundit