Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut nuk ndalet: Lufta me SHBA-të është e pashmangshme

Koreja e Veriut nuk ndalet: Lufta me SHBA-të është e pashmangshme

Nga Koreja e Veriut kanë ardhur deklarata aspak të mira sa i përket paqes në botë.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë së fundmi se lufta është bërë e pashmangshme pas “kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe stërvitjet e mëdha ushtarake, të cilat janë duke u kryer nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”. “Shpërthimi i luftës është bërë ‘një fakt i vërtetuar’”, ka thënë zyrtari koreanoverior. Zyrtari fajësoi “luftën kundër terrorizmit” dhe “stërvitjen e përbashkët më e madhe ndonjëherë ajrore” mes SHBA dhe Koresë së Jugut për shtyrjen e gadishullin në prag të një lufte të mundshme. Deklarata u botua nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, duke iu referuar komenteve të Mike Pompeo, drejtorit të CIA-s, i cili tha se, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk e kupton se sa serioze është gjendja aktuale në Azinë Verilindore.

Të fundit