Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut nuk ndalet, teston raketën e tretë balistike

Koreja e Veriut nuk ndalet, teston raketën e tretë balistike

Koreja e Veriut duket se nuk ka ndërmend të ndalet pasi ka testuar një tjetër raketë balistike të rrezes së shkurtër, duke shënuar kështu testimin e tretë të suksesshëm.

Zyrtarët e ushtrisë së Koresë së Jugut bënë të ditur se radarët e tyre kishin mundur të dallojnë se raketa përshkoi afro 450 kilometra përpara se të binte në ujrat e Detit të Japonisë.

Prova e rradhës e koreano-veriorëve shkel edhe njëherë rezolutat e miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili ndonëse shpesh herë ka paralajmëruar për shtim të sanksioneve, ende nuk ka ndërmarrë një hap të tillë. Mbetet të shihet nëse përfaqësuesit do të thërrasin një mbledhje për këtë cështje.

Të fundit