Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut teston sërish raketë balistike, rrezikohet nga sanksionet e OKB

Koreja e Veriut teston sërish raketë balistike, rrezikohet nga

Koreja e Veriut ka testuar sërish një raketë balistike duke rrezikuar seriozisht shtimin e sanksioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Lajmi është komunikuar nga zyrtarët ushtarakë koreano-jugorë, të cilët thanë se radarët e tyre kishin dalluar pajisjen e përdorur sa fundmi nga Peniani.

Raketa e fundit balistike që u testua ka përshkuar një distancë prej 500 kilometrash, përpara se të godiste detin e Japonisë.

Testimet e armëve nga ana e Koresë së Veriut kanë qenë mjaft të shpeshta, por kësaj rradhe Peniani mund të mos shpëtojë pa pasoja, pikërisht për shkak të një paralajmërimi të qartë të bërë nga OKB.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në javën e shkuar, palët ranë dakord unanimisht që të mbajnë qëndrim ndaj veprimeve agresive të koreano-veriorëve.

Të fundit