Flash News

KRYESORE

Koreja ‘feston’ fitoren ndaj Covid: Vetëm 4 raste të reja, të importuara nga jashtë

Koreja ‘feston’ fitoren ndaj Covid: Vetëm 4 raste të reja,

Koreja e Jugut vijon të tregojë se e ka përballuar me sukses pandeminë e koronavirusit. Vendi aziatik ka regjistruar vetëm katër raste të reja me koronavirus. Por dhe këto kanë qenë raste të importuara ndërsa në vend nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Koreja ishte një nga vendet që pati shpërthimin më të madh të rasteve jashtë Kinës në shkurt. Por masat e rrepta të distancimit social dhe respektimi i tyre në mënyrë strikte bëri që pandemia të menaxhohet mirë.

Në Kore janë regjistruar 10.765 raste me koronavirus dhe 247 vdekje, tha Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Edhe vende të tjera në Azi arritën të mbanin nën kontroll shpërthimin e pandemisë, duke marrë masa të forta për parandalimin e saj.

Të fundit