Flash News

KRYESORE

Koreografitë, Tirana dhe Partizani japin mesazhe për Kosovën

Dy tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës rrallë bashkohen me njëra-tjetrën për ndonjë tematikë, por ndeshja e sotme ishte një përjashtim. Ato janë bashkuar në derbin që po luhet në "Air Albania" me dy mesazhe për Kosovën, që i referohen ndihmës që shqiptarët e Kosovës i dhanë Shqipërisë në ditët e tërmetit.

"Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën-Shqipni”, shkruhet në banderolën e tifozëve të Tiranës.

"Kufijtë janë në letër, por zemrat s'kanë kufij. Kosovë dhe Iliridë bashkë jemi", kanë shkruar tifozët e kuq.

Të fundit