Korfuz/ Kapet shqiptari me 20 kg drogë, në kërkim 2 të tjerë

Policia greke arrestoi një person, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi u kapën me 20 kg marijuanë. Lënda narkotike ishte ndarë në dy çanta me drogë.

Në pranga vu një shqiptar 20-vjeçar në veri të ishullit të Korfuzit, ndërkohë që në kërkim u shpallën dy të tjerët të moshave 19 dhe 20-vjeç.

Sasia prej 20 kg marijuanë ishte ndarë në 18 pako por nuk dihet destinacioni i saj. Policia greke ka nisur hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik droge.