Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Koronavirus: Sot bëhet testi i parë i një vaksine tek njerëzit
Sot do të bëhet për herë të parë një vaksinë për t`u mbrojtur nga koronavirusi. Kjo do të zhvillohet n Amerikë, sipas BBC News. 45 vetave vullnetarë të shëndetshëm do t`u injektohet vaksina në institutin kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle.
Vaksina nuk mund të shkaktojë Covid-19 por përmban një kod gjenetik të padëmshëm të kopjuar nga virusi që shkakton sëmundjen.
Por sipas ekspertëve, do duhen shumë muaj për të kuptuar e për të ditur nëse kjo vaksinë do të funksionojë apo jo. Kjo është prova e parë që bëhet për vaksinën kundër koronavirusit dhe që po testohet direkt tek njeriu duke shmangur provën e vaksinës që normalisht do të bëhej tek kafshët.
Por kompania e bioteknologjisë që qëndron pas punës, Moderna Therapeutics, thotë se vaksina është bërë duke përdorur një proces të provuar dhe të testuar.
Dr John Tregoning, një ekspert për sëmundjet infektive në Imperial College London, UK, tha: “Kjo vaksinë përdor teknologjinë para-ekzistuese.”
“Ajo është bërë në një standard shumë të lartë, duke përdorur gjëra që ne dimë se janë të sigurta për t’u përdorur tek njerëzit dhe ata që marrin pjesë në testim do të monitorohen shumë ngushtë. Është shumë herët por është një garë kundër virusit, jo kundër njëri-tjetrit si shkencëtarë dhe po bëhet për të mirën e njerëzimit.”