Flash News

KRYESORE

Koronavirusi anulon “Ditën e Verës” në Elbasan

Koronavirusi anulon “Ditën e Verës” në Elbasan

Pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e aktiviteteve publike, disa institucione kanë marrë masa të menjëhershme për të zbatuar këtë vendim. Bashkia e Elbasanit njoftoi gjatë të hënës se do të pezullojë të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore deri në datën 3 prill.

Mes tyre janë pezulluar dhe të gjitha aktivitetet e parashikuara të mbaheshin për “Ditën e Verës” në datat 13 dhe 14 mars në Elbasan.

Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Elbasanit njofton pezullimin e të gjithë aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës. Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve”, thuhet në një njoftim të publikuar nga bashkia Elbasan.

Ndërkohë, bashkia e këtij qyteti ka njoftuar se do të nisë menjëherë dezinfektimin e institucioneve arsimore, me qëllim që ato të jenë gati për rifillimin e procesit mësimor.

Të fundit