Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Dalin rezultatet e analizave edhe për 5 të dyshuar, Ministria jep detajet

Koronavirusi/ Dalin rezultatet e analizave edhe për 5 të dyshuar,

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar pak më parë se deri më tani nuk ka asnjë rast të me koronavirus në  Shqipëri.

Janë marrë rezultatet edhe të pesë rasteve të tjera të dyshuara për COVID-19, dhe kanë rezultuar negative.

Kujtojmë se gjithsej janë testuar 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komunitare të koronavirusit.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

 

Të fundit