Koronavirusi është vërdallë? Perez gjithsesi nxiton me klauzolat

Pavarësisht nga koronavirusi, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kërkon të parandalojë çdo lëvizje të rivalëve në merkato. Numri 1 i Los Blancos synon të mbrojë kryesisht të rinjtë e skuadrës.

Mes tyre bën pjesë edhe Federico Valverde, mesfushor uruguaian, i cili i ka mahnitur të gjithë në Madrid këtë sezon. Ai është një lojtar premtues.

Klubet që interesohen për të janë të shumtë dhe kjo ka nxitur Perezin t’i vendosë një klauzolë të frikshme: 500 milionë euro. Këtë shumë ka pak mundësi (ose madje zero mundësi) që të paguhet nga dikush. As PSG-ja nuk e bën dot.