Flash News

KRYESORE

Koronavirusi godet kombëtaren, ka probleme me ndeshjet miqësore

Koronavirusi godet kombëtaren, ka probleme me ndeshjet miqësore

Shqipëria ka planifikuar dy ndeshje miqësore këtë mars. Ekipi i Edy Rejës do të luajë kundër San Marinos me 27 mars dhe kundër Sllovenisë më 30 mars.

Të dy ndeshjet rrezikojnë të mos luhen. Shkak është frika e përhapjes së koronavirusit. Situata në Itali është shumë e rëndë dhe futbolli është paralizuar.

Një gjendje të tillë mund të mos u shpëtojnë as ndeshjet e kombëtares sonë. Sfidat ndaj San Marinos dhe Sllovenisë mund të anulohen për shkak të kësaj situate. Gjithçka mbetet ende pezull!

Të fundit