Flash News

KRYESORE

Koronavirusi: Industria e teatrit në Itali futet në kolaps

Koronavirusi: Industria e teatrit në Itali futet në kolaps

Teatri është art i bërë për audiencë. Për shkak të pandemisë, teatrot italiane kanë ulur perden të paktën deri në 3 prill. Shfaqjet janë anuluar në sezonin e pikut. Shfaqjet nuk mund të shtyhen për shkak se datat janë të planifikuara.

Kjo jo vetëm që shkatërron të ardhurat, por gjithashtu do të pamundësojë që punëtorët të këtë indrustri të arrijnë pragun e shfaqjeve ose ditëve të punës të nevojshme për të krijuar të ardhurat e nevojshme për jetesë. Massimo Dapporto, president i Shoqatës Italiane të Teatrit, shpreson se kriza do të lejojë një pikë kthese për aktorët dhe punëtorët e teatrit. Grupi i ka bërë thirrje Ministrit Italian të Kulturës, Dario Franceschinim të deklarojë masaurgjente.

Dëmi ekonomik do ë jetë domethënës për teatrot dhe prodhimet e pavarura që nuk financohen nga i ashtuquajturi “Fondo Univo per lo Spettacolo”. Si shumë vende në Evropë, teatri dhe artet mund të subvencionohen nga qeveria. Megjithatë në Itali, më shumë se 50% e fondit FUS shkon vetëm në opera. Në Facebook, njerëzit kanë përdorur hashtagun, #lospettacolononsiferma, që do të thotë se shfaqja duhet të vazhdojë.

Duke folur për Euronews, një aktor, menaxher i një kompanie të vogël dhe një drejtor teatri paralajmëron se jetesa e tyre është dëmtuar për shkak të anulimit të shfaeve. Duke folur me një merët tjetër, Giovanni, ai tha se “nëse nuk keni para të kursyera, do të keni probleme.” Ai tha se të ardhurat e tij janë midis 10 deri në 15 mijë euro në vit. Sa për mbijetesë. Aktorët si Giovanni nuk fitojnë rrogë çdo muaj, përkundrazi marri gjithçka një herë ose dy herë në vit. Secili project paguhet 6 ose 7 mijë euro, dhe këto para një actor duhet t`i menaxhojë gjatë gjithë vitit.

Të fundit