Koronavirusi izolon 3.9 miliardë njerëz, ose gjysmën e botës

Më shumë se 3.9 miliardë njerëz, ose gjysma e popullsisë së botës, tani janë duke qëndruar apo urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të masave parandaluese të marra nga qeveritë e tyre për të luftuar koronavirusin, raporton Euronews. Të dhënat janë nga AFP, që ka bërë një përllogaritje për kufizimet e detyrueshme dhe ato të rekomanduara, aktivitetet operative dhe karantinën në më shumë se 90 vende. Futja e Tajlandës në shtetrrethim (nga e premtja), do të bëjë që 50% e njerëzimit do të jetë në karantinë.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Spanjë nga koronavirus tani është rritur mbi 10,000, sipas shifrave të fundit të autoritetit shëndetësor të botuar të enjten. Është një rekord i ri për vendin, me 950 vdekje në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 10,003, me gjithsej 110.238 raste të konfirmuara, duke e bërë Spanjën vendin më të prekur në Evropë pas Italisë.

Spanja raportoi gjithashtu shifrat katastrofike të papunësisë të enjten, dëshmi e efektit shkatërrues që pandemia ka në ekonomi. Numri i të papunëve u rrit me mbi 300,000 njerëz në mars, rritja më e lartë në rekord, raporton shërbimi spanjoll i Euroneës.

Numri i njerëzve pa punë është rritur shumë më shpejt sesa ndodhi gjatë krizës financiare të vitit 2008, thonë mediat spanjolle. Bashkimi Evropian ka hartuar një program të ri për të mbledhur deri në 100 miliardë euro për të zgjidhur papunësinë në rritje të sjellë nga pandemia. Qëllimi i skemës, i quajtur SURE, është të sigurojë ndihmë financiare për 27 vendet anëtare përmes kredive nga BE.

Në SH.B.A. shifrat e reja të Departamentit të Punës treguan se më shumë se 6.6 milion Amerikanë aplikuan për përfitime të papunësisë javën e kaluar. Në Greqi, autoritetet vendosën një kamp të tërë refugjatësh nën karantinë të enjten pasi zbuluan se një e treta nga 63 kontaktet e një gruaje të infektuar testuar pozitive për virusin dhe asnjëra nuk tregoi simptoma. Në Mbretërinë e Bashkuar, 569 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.921.