Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Koronavirusi?! Kim Mehmeti: Jo, epidemia më e madhe për Shqipërinë janë narkomanët
Analisti i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka qenë sot i ftuar në “Oranews” dhe ka folur për aktualitetin në vend. I pyetur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, Mehmeti tha se kjo nuk mund të jetë problemi më i madh për Shqipërinë.
Sipas Mehmetit narkomanët janë problem më i madh për shqiptarët. “Njeriu duhet të mbrohet nga çdo sëmundje. Mirëpo ne shqiptarët, në çdo lagje shqiptare kemi nga 10 narkomanë, që është një epidemi shumë më e madhe se kjo, por ne nuk shqetësohemi. Për koronavirusin të gjithëve na ka kapur paniku. Kur erdha në Tiranë, u përballa me një situatë qesharake, të gjithë me ato maskat në fytyrë që nuk mbrojnë asgjë. Dua të them që njeriu duhet të mbrohet nga çdo sëmundje, mirëpo ka një sëmundje që nuk iket, ajo është pleqëria. Sëmundja më e madhe e njeriut është jeta që harxhohet, por atë askush nuk e bën të madhe. I ka kapur paniku për koronavirusin, ndoshta ngaqë është sëmundje e re”, u shpreh Kim Mehmeti.
I pyetur në lidhje me zgjidhjen apo “ilaçin” e kësaj sëmundjeje, Mehmeti tha se kjo është vetëdija njerëzore.
“Ka një ilaç, që është vetëdija njerëzore. Nëse njeriu është i vetëdijshëm ai duhet ta kuptojë që mbi të gjitha ka një virus në këtë botë, që e shkatërron këtë botë, por që nuk shqetësohemi. Është virusi që ne e ndotim, e helmojmë shtëpinë e vetme që na ka dhënë zoti, natyrën. Dilni jashtë nëpër Shqipëri dhe do shikoni që virusi më i tmerrshëm është që Shqipëria është mbuluar me plehra, lerë që është mbuluar dhe me plehra politikë, është mbuluar me çdo gjë, por kjo ne nuk na shqetëson, që ne e shkatërruam shtëpinë e përbashkët, natyrën. Unë nuk dua të them që kjo të neglizhohet, por jo të bëhet edhe kaq e madhe”, nënvizoi Kim Mehmeti.