Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Kosova shpall gjendjen e emergjencës për shëndetin publik

Duke pasur parasysh situatën e krijuar pas konfirmimit të 9 të prekurve me covid-19, Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendimin për të shpallur gjendjen e emergjencës për shëndetin publik.

Vendimi është marrë  pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Kujtojmë se ishte ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, i cili i kërkoi Qeverisë që të shpallë gjendje të emergjencës për shëndetin publik.

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”,  ka shkruar ai në Facebook.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë si përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik.

Ditën e sotme konfirmuar 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 9 numrin total të të prekurve.

Të fundit