Flash News

KRYESORE

Koronavirusi më keq se sa Sarsi, shtohet numri i viktimave

Koronavirusi më keq se sa Sarsi, shtohet numri i viktimave

Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Kinë, por edhe në shtetet e tjera duke u kthyer në problem serioz. Madje krahasuar me epideminë e Sarsit që nisi në vitin 2003, kemi një përhapje më të madhe.

Me koronavirus janë prekur 10 mijë veta, ndërkohë që kishte rreth 8,100 raste të Sarsit,  sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes, raportuar gjatë shpërthimit tetë-mujor. Numri i vdekjeve deri më tani është mbi 213, të gjitha në Kinë. Në total, 774 njerëz u vranë nga Sarsi.

Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale shëndetësore mbi shpërthimin e ri. Sipas universitetit të Hong Kongut, numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë nga sa raportohet zyrtarisht.

Bazuar në modelet matematikore të shpërthimit, ekspertët atje thonë se më shumë se 75,000 njerëz mund të jenë infektuar vetëm në qytetin kinez Vuhan, vend nga i cili buroi virusi. Shumica e rasteve të prekur me koronavirus jashtë Kinës janë te njerëzit të cilët kanë qenë më parë në Vuhan.

Të fundit