Koronavirusi, Ministria e Jashtme dhe Ambasada në Pekin nxjerrin njoftime të rëndësishme për shqiptarët

Ambasada shqiptare në Kinë përmes një njoftimi lajmëron të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin kinez që të njoftojnë aktivitetin që ata kryejnë atje, pas situatës me virusin vdekjeprurës

 Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Pekin:

“Ftohen të gjithë shtetasit shqiptare si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin. Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: [email protected]

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka udhëzuar që shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar.

Ministria u bën thirrje shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin në adresën:
Embassy of the Republic of Albania
Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China
e-mail: [email protected]
Phone: +86 10 6532 1120
Mobile: +861861186544